Choco Bounty


Përbërësit:
350 gram sheqer
300 gram biskota të bluara
200 gram kokos
150 gram margarinë
½ gotë ujë
Glazura:
100 gram çokollatë për zierje
1 lugë vaj
1 lugë sheqer
½ filxhan i vogël qumësht
Përgatitja:
E vëmë të vloj uji me sheqer dhe margarinë.Pasi të shkrihet sheqeri dhe margarina e largojmë nga zjarri.Pasi të ftohet i vendosim kokosin së bashku me biskotat e bluara dhe përzihet mirë.
Këtë masë e shtrijmë me dorë në një kallëp të vogël katrore.Pasi të jetë ftohur mirë e presim në katrorë më të gjatë.Në ndërkohë zihet glazura me shkrirjen e çokollatës dhe e lëjmë të ftohet.
Pastaj çdo katrorë kalohet nëpër këte glazurë dhe lihen të ftohen.
Forma dhe madhësia bëhet sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.
Share on Google Plus

About Unknown

    Blogger Comment
    Facebook Comment