Pastrojmë lepurin me thike nga dhjami dhe e presim në copa. Në një tigan skuqim mishin e lepurit në vaj ulliri me zjarr mesatar. E tiganisim me kujdes derisa të skuqet nga të gjitha anët për 5-6 minuta. Në një tenxhere të vogël hedhim uthull, hudhër të shtypur dhe rozmarinë. E lëmë në zjarr derisa uthulla të marr valë, pastaj e heqim dhe e kullojmë tek tigani i mishit të lepurit dhe e lëmë akoma në zjarr derisa uthulla të avulloj.
Shtojmë salcën e domates dhe një gotë ujë dhe e përziejmë vazhdimisht. Heqim farat e ullinjve dhe i hedhim në tigan, grijmë majdanozin dhe e shtojmë në tigan, e rregullojmë me kripë dhe piper. I vendosim kapak dhe e lëmë në zjarr për 10-12 minuta. Tiganisim me gjalpë djathin e prerë në copa dhe kur të jetë zbutur hedhim qumështin dhe e përziejmë derisa të marr valë, shtojmë miellin e misrit të gjithë njëherësh dhe e përziejmë që të mos formohen kokrra. Me ndihmën e një luge e ndajmë në forma rreth pjatës ku do shërbejmë mishin e lepurit duke formuar kështu një kurorë dhe në mes vendosim mishin e lepurit dhe sipër hedhim salcën.

Blogger Comment
Facebook Comment