Si fillim vendosim bukën të zbutet në një enë me ujë. Grijmë qepët e qofteve dhe gjysmën e tyre e hedhim tek mishi i grirë. Skuqim mirë gjysmën tjetër të qepës dhe pasi përfundon gatimi e hedhim tek mishi i grirë. Heqim bukën nga ujë e shtrydhim fort dhe e hedhim tek ena e mishit të grirë, grijmë majdanozin dhe e shtojmë aty. Shtojmë tek ena një vezë, kripë, piper, nenexhik dhe spec djegës. E punojmë brumin e qofteve derisa të bëhet një masë homogjene dhe e lidhur fort.
Formojmë qoftet, i kalojmë në miell dhe i fërgojmë në një tigan me pak vaj. Pasi të kenë marr pak ngjyrë i vendosim në një tavë të vogël. Në tiganin që fërguam qoftet hedhim qepën të grirë jo shumë hollë dhe e gatuajmë derisa të bëhet transparente , kur lëngu i qepës të avulloj e shuajmë me raki. Në tigan hedhim salcën e domates dhe domatet e freskëta të prera në kubik së bashku me gjysmë gote ujë.
Përziejmë mirë gatesën dhe shtojmë, dafinë, kripë, piper dhe e lëmë të marr valë. Në tavën ku kemi vendosur qoftet sipër tyre hedhim salcën e përgatitur dhe e vendosim në furrë të piqet për 10 minuta.
Hedhim 300 ml ujë në një enë së bashku me gjalpin dhe i lëmë sa të marrin valë. Pasi të kenë marr valë hedhim petkat dhe i përziejmë mirë të mos ngjiten, në tenxhere hedhim edhe djathin e grirë dhe e përziejmë derisa ujë i petkave të avulloj. Heqim qoftet nga furra dhe i vendosim në qendër të pjatës, si shoqëruese vendosim pranë qofteve me salcë dhe petkat.

Blogger Comment
Facebook Comment